Simeone jep një deklaratë të madhe në debatin Messi – Ronaldo

Simeone jep një deklaratë të madhe në debatin Messi – Ronaldo
10:25 | 11 Maj 2019

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përveç spektaklit që kanë sjellë në këto vite, i kanë dhuruar futbollit edhe një debat që nuk do të përfundojë kurrë, rreth asaj se kush është më i mirë.

Të dy këta së bashku kanë fituar 10 Topa të Artë, duke qenë një nivel tjetër në vitet e fundit në futboll.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është personi i radhës që ka folur për krahasimet mes këtyre dy futbollistëve.

“Ajo që unë mendoj është se në një skuadër me më pak zgjidhje, Ronaldo është një përshtatje më e mirë, sepse ai siguron shumë zgjidhje”, ka deklaruar Simeone për ‘Marca’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për një ekip që fokusohet në futboll, Messi është shumë më i mirë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS