Simeone refuzon të flas lidhur me transferimin e Icardi

Simeone refuzon të flas lidhur me transferimin e Icardi
10:57 | 1 Shtator 2019

Diego Simeone ka refuzuar të flas lidhur me transferimin e Mauro Icardi.

Ylli i Inter, Mauro Icardi, është kthyer në figurë jo të preferuar nga skuadra e tij dhe i është bërë me dije se mund të gjej skuadër të re.

Shumë skuadra kanë kërkuar shërbimet e tij gjatë kësaj vere, por dy më seriozet kanë qenë Napoli dhe së fundmi Atletico Madrid.

Gjithsesi, i pyetur për situatën e Mauro Icardi, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka refuzuar të jap ndonjë koment.

“Nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë këtu. Unë mund të flas vetëm për lojtarët që kemi” ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, drejtuesit e Inter janë të bindur se do të gjejnë një skuadër për Icardi para mbylljes së afatit kalimtar. /Lajmi.net/

TAGS