Simptomat e meningjitit: Mjekët tregojnë shenjat që nuk duhen neglizhuar

Simptomat e meningjitit: Mjekët tregojnë shenjat që nuk duhen neglizhuar

Në Shqipëri dyshohet se po qarkullon bakteri që shkakton sëmundjen e meningokoksemisë.





Një rast i konfirmuar dhe dy të dyshuar me këtë sëmundje këtë periudhë kanë shqetësuar banorët.

Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive, Najada Como, ka folur për “Top Channel”, duke qetësuar qytetarët.

Ajo thotë se nuk ka vend për panik, por duhet që të tregohemi të kujdesshëm, madje edhe për familjarët.

“Kur një person vuan nga meningiti ka temperaturë të lartë, dhimbje koke, të vjella dhe intolerancë nga drita. Deri këtu janë shenja që ti orientohesh nga ana mjekësore. Ajo që duhet të dyshosh ti si familjar për te sëmurin që ke, është që për temperatura të larta që nuk dominohen nga dhënia e barnave që e ulin duhet të shkoni në spital për vizitë”.

Mjekët bëjnë thirrje të mos neglizhohen infeksionet virale, por të paraqiten tek mjeku i familjes, pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm.

Çomo thekson se gripi nuk duhet neglizhuar pasi një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral, cili shkakton humbje jete.

“Vetë gripi mund të japë meningite, pneumonite virale, prekje të muskujve të zemrës, miokarditi. Meningiti me natyrë virale mund të duket më i lehtë, por në raste më të veçanta mund të jenë të rënda dhe të cënojnë jetën e një personi”.

Përsa i përket situatës gripale, mjekët thonë se jemi në një situatë më të lehtë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Situata e gripit në vendin tonë është zgjeruar në disa mijëra të prekur duke shënuar edhe pacientë me simptoma të rënda.

Sipas ISHP rreth 11 mijë persona i janë drejtuar spitaleve këto ditë me probleme të rrugëve të frymëmarrjes apo temperaturë të lartë.

TAGS