Simptomat kryesore që tregojnë se vuani nga disfagia Trajtimi logopedik për vështirësinë në gëlltitje

Simptomat kryesore që tregojnë se vuani nga disfagia Trajtimi logopedik për vështirësinë në gëlltitje

Nga Gentjana Sinaj Logopede, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. – Disfagia është vështirësia në gëlltitje. Njerëzit me disfagji ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm nëse e kanë ose jo. Mund të jetë një ndjesi që sugjeron vështirësi në kalimin e solideve ose lëngjeve nga goja në stomak, mungesë e ndjesisë faringale ose pamjaftueshmërisë të mekanizmit të gëlltitjes. Disfagia dallohet nga simptomat e tjera, përfshirë këtu odynophagia, e cila përkufizohet si gëlltitje e dhimbshme dhe globus, që është ndjesia e një gunge në fyt. Një person mund të ketë disfagi pa odynophagia (mosfunksionim pa dhimbje), odynophagia pa disfagji (dhimbje pa mosfunksionim) ose të dyja së bashku. Një disfagi psikogjene njihet si fagofobi. Disa shenja dhe simptoma të dysfagisë orofaringeale përfshijnë vështirësi për të kontrolluar ushqimin ose pështymën në gojë, vështirësinë në fillimin e një gëlltitje, kollitjen, mbytjen. Vendi aktual i obstruksionit është gjithmonë në ose nën nivelin në të cilin perceptohet niveli i pengesës. Simptoma më e zakonshme e dysfagisë ezofageale është pamundësia për të gëlltitur ushqim të ngurtë.
Komplikimet
Komplikimet e dysfagisë mund të përfshijnë aspirimin, pneumoni, dehidrim dhe humbje peshe.
Klasifikimi
Disfagia klasifikohet si më poshtë: disfagia orofaringeale, disfagia ezofageale dhe obstructive. Disfagia funksionale (përcaktohet në disa pacientë se nuk ka ndonjë shkak organik për disfaginë që mund të gjendet).
Ekzaminimet 
Ezofagoskopia dhe laringoskopia mund të japin pamje të drejtpërdrejtë të lumenëve. Radiografia e kraharorit mund të tregojë nivelin e lëngut të ajrit në mediastinum. Studimi i lëvizshmërisë ezofageale është i dobishëm në rastet e akalazisë dhe spazmave. Citologjia eksfoliative mund të kryhet në lavazh ezofageal, mund të zbulojë qelizat malinje në fazën e hershme. Ultrasonografia dhe skanimi i CT nuk janë shumë të dobishëm në gjetjen e shkakut të disfagisë. FEES (Vlerësimi fibreoptik endoskopik i gëlltitjes), kjo procedurë përfshin që pacienti të hajë konsistenca të ndryshme.
Trajtimi logopedik
Trajtimi logopediki i disagisë orafaringeale konsiton në: riaftësimin e ushqyerjes së pacientëve me mënyrën e duhur të gëlltitjes dhe kollitjes. Ushtrime për tonusin dhe levizshmërinë e buzëve, manovra posturale e tërheqjes së kokës mbrapa gjatë gëlltitjes, ushtrime të thithjes së faqeve kombinuar me aktin e gëlltitjes. Presim të buzës së poshtme me ndihmën e gishtave, ushtrime të lëvizjes së gjuhës majtas- djathtas-lartë-poshtë, ushtrime të lëvizjes së gjuhës anteriore-posteriore, manovrime të ruajtjes së rrugëve ajrore supraglotike, ushtrime të ngritjes laringeale, ushtrime të vibrimit të gjuhës dhe buzëve, kthimi i kokës në drejtimin e kompromentuar gjatë aktit të gëlltitjes, ushtrime glotike, manovra Shaker.





Tabelë
Ekzaminimet
-Ezofagoskopia dhe laringoskopia mund të japin pamje të drejtpërdrejtë të lumenëve.
-Radiografia e kraharorit mund të tregojë nivelin e lëngut të ajrit në mediastinum.
-Studimi i lëvizshmërisë ezofageale është i dobishëm në rastet e akalazisë dhe spazmave.
-Citologjia eksfoliative mund të kryhet në lavazh ezofageal, mund të zbulojë qelizat malinje në fazën e hershme.
-Ultrasonografia dhe skanimi i CT nuk janë shumë të dobishëm në gjetjen e shkakut të disfagisë.
-FEES (Vlerësimi fibreoptik endoskopik i gëlltitjes), kjo procedure përfshin që pacienti të hajë konsistenca të ndryshme.
Trajtimi logopedik
-Trajtimi logopediki i disagisë orafaringeale konsiton në riaftësimin e ushqyerjes së pacientëve me mënyrën e duhur të gëlltitjes dhe kollitjes.
-Ushtrime për tonusin dhe lëvizshmërinë  e buzëve.
-Manovra posturale e tërheqjes së kokës mbrapa gjatë gëlltitjes.
-Ushtrime të thithjes së faqeve kombinuar me aktin e gëlltitjes.
-Presim të buzës së poshtme me ndihmën e gishtave.
-Ushtrime të lëvizjes së gjuhës majtas-djathtas-lartë-poshtë.
-Ushtrime të lëvizjes së gjuhës anteriore-posteriore.
-Manovrime të ruajtjes së rrugëve ajrore supraglotike.
-Ushtrime të ngritjes laringeale.
-Ushtrime të vibrimit të gjuhës dhe buzëve.
-Kthimi i kokës në drejtimin e kompromentuar gjatë aktit të gëlltitjes.
-Ushtrime glotike.
-Manovra Shaker.

TAGS