Pak ditë para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, Sindikata e Arsimit kërcënon me grevë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre. Arsimtarët shprehen të revoltuar për shkak të pagave të ulëta duke i radhitur ata në kategorinë e rasteve sociale. Kreu i Sindikatës, Jakim Nedellkov tha për Alsat se pushteti nuk po përfillë kërkesat e tyre.
Nuk ka asgjë nga ajo që ne kërkuam që nga 1 janari I vitit 2019 të ketë rritje të pagave, por jo për 5 % por më shumë për qind, sa do të jetë ajo përiqindje duhet të arrijmë marrëveshje dhe kërkojmë që të merremi vesh me ministrinë përkatëse. Argumentet tona janë se pagat në arsim janë absolutisht shumë të ulëta dhe nuk I karakterizojnë ose nuk I paraqesin vlerat e vërteta të njerëzve që punojnë në arsim. Absolutisht, nuk ekziston punonjës në arsim që është I kënaqur me statusin që ka dhe posaçërisht nga paga që mer. Analizat tona tregojnë se punonjësit në arsim praktikisht janë shndërruar në raste sociale- deklaroi Joakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.
Shqetësuese për të parin e Sindikatës është edhe largimi i arsimtarëve drejt shteteve perëndimore për një jetë më të mirë.
Edhe në Maqedoni tashmë ka nisur trendi I ikjes së punonjësve të arsimit, ikin në vendet perëndimore dhe punojnë profesione krejt të ndryshme, por fatkeqësisht ikin prej këtu. Mua vërtet më vjen keq që shteti ka investuar në atë punonjës të arsimit, ka investuar në arsim dhe tani si kuadër të gatshëm ne I humbim këta njerëz prej këtu dhe lejojmë të përdoren për qëllim tjera- theksoi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.
Protesta e parë e Konfederatës së Sindikatave është paralajmëruar për më 26 janar në Shtip.
Melihate Rustemi
The post Sindikata e Arsimit kërcënon me grevë appeared first on ALSAT-M.