Alsat 2019-08-14T10:39:37+02:00
Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial ashpër dënon deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili mes tjerash një gazetar të panjohur e quan mendjemadh. Sindikata e pavarur e gazetarëve vlerëson se deklaratat e këtilla të pamatura që vijnë nga funksionarë të lartë shtetëror mund të merren si hapje të një fronti ndaj gazetarëve, kërcënim ndaj sigurisë së tyre dhe kufizim të shprehjes së lirë. Kjo është edhe arsyeja se pse sindikata në fjalë kërkon nga Kryeministri Zoran Zaev që të kërkoj falje për deklaratën e dhënë.
Loading…