12 Tetor 2018 / 15:15
Tani 10 vite punonjësit e policisë nuk kanë pranuar uniformë të re të punës thonë nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Sipas tyre punonjësit e policisë detyrohen që vet të gjinden në blerjen ose qepjen e uniformave zyrtare. Nga aty thonë që është e çuditshme se si është e mundur të pranohen 1200 polic të ri dhe për të njëjtit nuk është siguruar uniformë.
Ne informojmë opinionin dhe Ministrinë e punë të Brendshme se që nga dita e sotme do të shohin shumë e më shumë policë që do të punojmë me uniforma të tilla. Kështu do t’i kryejmë detyrat tona zyrtare, sepse disa gjenerata ose më saktë 4 gjenerata më parë që janë pranuar si policë në MPB, nuk janë të pajisura me uniforma përkatëse për kryerje të detyrës. Thënë qartë, policët blejnë uniforma në tregje të caktuara ku shesin njerëzit të cilët vecmë janë pensionuar”. – tha Goce Delçev,Sindikata e pavarur e Policisë
Por zëdhënësi i MPB, Toni Angellovski, fajin për këtë e hedh tek ish garnitura e MPB-së e cila sipas tij në 10 vitet e fundit nuk e ka pa të udhës t’i furnizoj me uniforma të reja pjesëtarët e policisë. Ndërsa premton se aktualisht ministria po punon në zgjidhjen e problemit.
Është e vërtet se në 10 vitet e kaluara udhëheqësia e mëparshme e MPB nuk kanë bërë blerjen e uniformave, por me ndërrimin e udhëheqësis së MPB-së janë marrë masat nevojshme që situata të ndryshoj. Vazhdimisht blihen uniforma të reja dhe vetëm sa arrijnë në ministri I dërgojmë deri tek punonjësit e policisë. Është përmendur rasti me 1200 policët e rinjë të pranuar, dua të theksoj se për ata veç më është bërë blerja e maicave, këmishave dhe pjesëve tjera të rëndësishme dhe pritet që së shpejti tua dorëzojmë policëve”. – u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës MPB
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se në Planin për prokurime publike të ministrisë për vitin 2018 janë paraparë 18 procedura për blerje të uniformave dhe pajisjeve tjera të nevojshme.
Valmira Zendeli