Sindikatat dhe shoqatat: Komisioni rregullator ta tërheq vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Sindikatat dhe shoqatat: Komisioni rregullator ta tërheq vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Sindikatat dhe shoqatat nga vendi në mënyrë më të ashpër reagojnë në vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7,4 për qind dhe kërkojnë që ai të tërhiqet.

“Revolton që vendimi sillet gjatë krizës më të madhe nga kohë më e re, kur mijëra njerëz mbesin pa punë ose marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbardhen mallverzime të ndryshme nga ana e kompanive të cilat kanë marrë ndihmë shtetërore, e nuk u kanë paguar paga punëtorëve. Me propozim vendim të tillë të dëmshëm edhe njëherë konfirmohet se goditja më e madhe nga kriza do të jetë ndaj më të rrezikuarve ekonomikë dhe punëtorëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM).

Prej atje theksojnë se revolton elaborimi i kryetarit të Komisionit rregullator për energjetikë, se çmimi është dashur të rritet, për shkak të të ardhurave të zvogëluara të kompanive energjetike.

Shtojnë se revolton edhe ajo që vendimi është sjell gjatë natës, pa asnjë konsultim publik, në mes të verës, para fundjavës së vazhduar dhe festës shtetërore, kur qytetarët nuk kanë shumë hapësirë për të reaguar në të.

Nga SPGPM-ja tregojnë edhe se shumë shtete evropiane në këtë krizë kanë sjell vendime me të cilat i kanë anuluar ose i kanë mbuluar llogaritë për energji elektrike ose e kanë ulur çmimin e energjisë elektrike.

“Shteti ynë, i cili ka varfëri dhe papunësi më të lartë në tërë Evropën, ka obligim edhe më të madh të sjell ndonjë masë të tillë, në vend që të rritë çmim. për shkak të kësaj, kërkojmë që Komisioni rregullator për energjetikë menjëherë ta tërheq Vendimin për rritjen e çmimit të rrymës!”, nënvizohet në kumtesë