Sipas bastoreve sportive, Mourinho më afër Realit dhe Interit

Jose Mourinho është i papunë, por për sa kohë? Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i trajnerit portugez?

Pas largimit nga Manchester United, dy ekipe paraqiten si kandidatë të mëdhenj për t’i dhënë atij një punë të re.

Të dy klubet e njohin shumë mirë pasi që me ato skuadra ka fituar titullin e kampionit. Sipas bastoreve sportive, Real Madrid dhe Interi janë destinacionet e ardhshme me shumë opsione për Moun.

Mourinho gjatë ndeshjes Burnley – Manchester United (Foto: Getty Images)

Kthimi i teknikut nga Setubali në Santiago Benabeu është kuotuar me koeficientin 4.50 euro. Por, më afër rikthimit te Interi duke marrë parasysh kuotimin prej katër eurove.

Në Guiseppe Meazza janë të pakënaqur me Luciano Spalletti pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. Tifozët e Nerazzurrë kujtojnë me nostalgji trajnerin që i solli titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2010.

Lexo po ashtu:

Ekipi kombëtar i Portugalisë është opsioni i tretë sipas bastoreve, e cila kuotohet me pesë euro.

Ndryshe, edhe tre klube të tjera mund ta angazhojnë strategun 56-vjeçar, ku Porto kuotohet me 15 euro, Benfica (17) dhe Barcelona (34). /Telegrafi/
 

TAGS