Alsat 2019-12-06T16:46:48+01:00
Kursimi i përgjithshëm i rrymës së shpenzuar në 108 objekte publike që në periudhën e kaluar kanë vendosur fotovoltaikë, është 190 mijë euro. Sisteme të këtilla deri më tani janë vendosur në 68 shkolla, 11 të mesme dhe 57 fillore në vend. Krahas shkollave, sisteme fotovoltaike janë vendosur edhe nëpër çerdhe, salla sporti, shtëpi të shëndetit, në suazat e përpjekjeve të shtetit për shfrytëzimin e burimeve ekologjike në energji.
Loading…