9 June 2018 / 21:17
“Transplantimi i indeve dhe organeve – sfidë dhe dilemë” ishte tema e simpoziumit të parë ndërkombëtar që u mbajt në vend, organizuar nga Spitali “Axhibaden Sisitina”. Me këtë rast,mjekët ekspertë nga fusha e transplantimit nga grupacioni shëndetësor “Axhibadem” nga Turqia si dhe Qendra klinike “Nënë Tereza” në Shkup mbajtën ligjërata nga fusha e transplantimit të indeve dhe organeve me qëllim të arritjes së një bashkëpunimi në këtë fushë. Simpoziumin e përcjellën mbi 120 mjek nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Bullgaria.
“ Unë punoj në transplantime, posaçërisht transplantimin e palcës së kockave. Transplantimi i palcës së kockave mund të japë rezultate të sigurta dhe të suksesshme. Shpresojmë që takimi i sotëm të na mundësojë lidhjen e një bashkëpunimi me kolegët tanë nga Maqedonia”, tha Erxhument Ovali, “Axhibadem Labgen”.
“Akoma ka mundësi, akoma nuk jemi në gjendje të realizojmë atë që duhet të realizojmë. Dhe, akoma pacientët tanë dërgohen për shërim në shtete të huaja. Mund t’ju the se brenda nji viti, rreth 20 pacientë nga Maqedonia me sëmundje malinje hematologjike shërohen jashtë vendit, këtu përfshihen edhe pacientët nga Hematologjia e fëmijëve”, u shpreh Borçe Georgievski, klinika e Hematologjisë.