Situata me emigrantët në kufirin me Greqinë, e qetë

Situata me emigrantët në kufirin me Greqinë, e qetë

Vendi është e gatshme të përballet me një krizë të mundshme me emigrantët në kufirin jugor tha Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo thotë se gjendja në kufirin maqedono-grek po monitorohet nga afër pasi dje një grup i refugjatëve nga Greqia si rezultat i lajmit të rremë, duke menduar se rruga e Ballkanit është hapur ishin nisur drejt kufirit tonë. Shekerinska thotë se ka një prani të përhershme të ushtarëve në kufi. Edhe pse situata është e qetë për momentin, në kufi është shtuar prania e policëve.

Dje, kemi zhvilluar edhe konsultime me Ministrinë e Brendshme, mbi të gjitha, dhe ne, si mbështetje e tyre, jemi të gatshëm të përballemi me rritjen e presioneve në kufi. Ajo tregon se është e rëndësishme që të jeni vigjilentë dhe të gatshëm”-tha Radmila Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha dje se përmes planeve të veçanta siguria e kufirit jugor është rritur. Spasovski tha se bëhet fjalë për një grup prej rreth 1,200 deri në 1,500 emigrantë, por tha se shërbimet greke të sigurisë e kontrollojnë atë numër. Rreth 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë të vegjël, mbërritën pardje në afërsi të Selanikut, ku ngritën një kamp të improvizuar me mbi 100 çadra përpara qendrës së pranimit Diavata, rreth 70 kilometra nga kufiri me Maqedoninë. Ndërkohë, dhjetëra emigrantë bllokuan linjën hekurudhore “Larisis” në Athinë, duke protestuar dhe kërkuar që të transportoheshin deri në kufirin grek, ku ata do të bashkoheshin me refugjatët e tjerë. Një informacion i tillë, përveç se në vend, ka shkaktuar shqetësime në Ballkan, si dhe në Bashkimin Evropian, për një valë re të mundshme të emigrantëve. Sipas Spasovskit, vitin e kaluar ka pasur një tendencë në rritje të përpjekjeve për kalimin e paligjshëm të kufirit jugor, por gati 17 mijë emigrantë janë kthyer në Greqi.

Aleksandra Spasevska 

Loading…

TAGS