Situata nga COVID në Kosovë vijon të jetë e rëndë. Bëhet me dije 301 pacientë me COVID-19 janë të shtruar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet publike që janë nën menaxhimit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
22 prej pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rënduar, në përkujdesje intensive. Sipas njoftimit, në oksigjeno-terapi janë 184 pacientë.
Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi. Madje në tri ditët e fundit numri i të infektuarve ishte mbi 200 në ditë.
Kjo ka bërë që të diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.