S’ka paqe te PSG-ja, Neymar konfrontohet verbalisht me yllin e skuadrës

S’ka paqe te PSG-ja, Neymar konfrontohet verbalisht me yllin e skuadrës
11:27 | 8 Maj 2019

Paris Saint-Germain nuk po kalon aspak momente të mira në fundin e sezonit.

Pak ditë më parë, kur skuadra e Thomas Tuchel e humbi finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe humbja nga Montpellier, ka shpërthyer një tjetër skandal.

Le Parisien raporton për një konfrontim verbal mes Neymar dhe Julian Draxler në dhomat e zhveshjes, përcjell lajmi.net.

Anësori gjerman i dha disa argumente Neymarit pas përfundimit të ndeshjes me Montpellier me atë se çfarë tregoi ai në fushë, por kundërgjigje e brazilianit ishte e menjëherëshme.

‘’Kush je ti që flet me mua në këtë mënyrë? Ti vetëm kthen topin mbrapa’’, isha replika e tij dhe konfirmim që punët te PSG-ja kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Neymar është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ani pse presidenti Al-Khelaifi nuk e dëshiron largimin e tij. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS