12 Dhjetor 2018 / 19:55
I relaksuar, me kafe e muhabet dhe drekë në një restorant në Budapest. Pas një muaji në arrati, një portal hungarez e kapi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. E shoqëronin persona të panjohur. Gazetari priste të përfundojë qëndrimi. Gruevski doli. Nuk u përgjigj se si është arratisur nga Maqedonia. Me shpejtësi hyri në një makinë të zezë, me xhamat e pasmë të errët. E voziste një vozitës.
Si u arratisët nga Maqedonia? A ju ndihmuan autoritetet hungareze? Zotëri Gruevski a ju ndihmuan autoritetet hungareze?
Kjo është videoja e parë e Nikolla Gruevski qëkur gjendet në Budapest. Dje në rrjetet sociale së pari u paraqit një fotografi e tij se si kalon rrugën në shoqëri të Aleksandar Trajkovskit, këshilltar aktual në Komunën e Gazi Babës. Ai dhe Gruevski janë të akuzuar për shuplakat në Qendër. Prokuroria e ka parë fotografinë. Parahetimi ende është në rrjedhë, janë duke u hetues truprojat e Gruevskit, ndërsa rezultatet e para priten për dy javë. Prokuroria malazeze i ka siguruar regjistrimet nga kamerat e sigurisë nga vendkalimi kufitar prej ku Gruevski del nga Mali i Zi dhe hyn në Serbi.
Mora informacion nga kolegët nga Mali i Zi se i kanë mbledhur të gjitha regjistrimet që na nevojiten, kështu që të hënën ose të martën do të shkojmë t’i marrim“- tha Villma Ruskoska, prokurore.
Ministria e Drejtësisë ende pret përgjigje nga autoritetet hungareze, nëse i dënuari Nikolla Gruevski do të ekstradohet.
Do të presim një periudhë të caktuar kohore dhe më pas nëse nuk marrim përgjigje do të dërgojmë urgjencë”- pohoi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Nikolla Gruevski u arratis para një muaji. Pasi që u bë e qartë se duhet të shkojë në burg, ish-kryeministri arriti ta braktisë vendin pa u vërejtur nga policia. Përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, mbërriti në Hungarinë e dëshiruar. Kërkoi azil politik dhe e mori atë në mënyrë të shpejtë.
Bojan Stojanovski
Loading…