Skandal diplomatik: Dedaj uron hyrjen e Maqedonisë në NATO me foton e BDI-së

Skandal diplomatik: Dedaj uron hyrjen e Maqedonisë në NATO me foton e BDI-së

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili njihet për afërsinë e tij me partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, ditën e nënshkrimit të Protokollit për aderim në NATO, e ka uruar këtë të fundit me një foto të deputetëve të BDI-së dhe liderit të tyre, Ali Ahmeti.

Roli i ambasadorit nuk duhet të jetë selektiv, por përfaqësimi i shtetit në mënyrë dijitoze për të gjithë spektrin politik në vend. Dedaj edhe në shumë raste tjera, përmes postimeve dhe fotografive ka dëshmuar miqësinë e tij me BDI-në e Ahmetit, që në shumë raste ka anashkaluar partitë tjera shqiptare ne Maqedoni të Veriut.