SKANDAL: Inspektorët komunal të Çairit më vendosën pistoletën në kokë, dëshmon banori i shqetësuar për Almakos

SKANDAL: Inspektorët komunal të Çairit më vendosën pistoletën në kokë, dëshmon banori i shqetësuar për Almakos

Lirimi i hapësirës së bodrumeve shkak për mosmarrëveshje në Çair

Një incident ka ndodhur në rrugën Serava 130 në Komunën e Çairit. Sipas Bedri Refitit, ndaj tij, mëngjesin e sotëm është ushtruar dhunë nga ana e inspektorëve komunal të Çairit, raporton Almakos.

Si shkak i tërë kësaj mosmarrëveshje është lirimi i hapësirës para bodrumeve në banesën ku jeton ai. Nga komuna kërkojnë që ai të mbulojë atë pjesë, ndërsa, ky i fundit pohon se katër bodrumet janë të tijë dhe mund ta liroj atë pjesë.

“Erdhën në mëngjes dhe kërkuan nga unë që të mbuloj hapësirën para bodrumeve, por në një moment inspektori komunal më goditi pas kokës dhe ushtroj dhunë fizike ndaj meje. Ai edhe nxori pistoletën dhe ka shtënë me të. E vendosi edhe në qafën time”, ka deklaruar Bedri Refiti për Almakos, i cili shton se ai e ka të drejtën e plotë që të hap rrugën për tek katër bodrumet e tij.

Edhe policia ka qenë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin./Almakos