Skandal në Bundesligë! Lojtari i Lajpcigut akuzohet për përdhunim, rrezikon burgun

Skandal në Bundesligë! Lojtari i Lajpcigut akuzohet për përdhunim, rrezikon burgun

Futbollisti Stefan Ilsanker rrezikon të përfundojë prapa hekurave të burgur.





Akuza e ngritur ndaj tij është vërtet e rëndë dhe nëse do të vërtetohet atëherë do të ishte një goditje për përfaqësuesen austriake të futbollit dhe skuadrën e RasenBallsport Lajpcigut.

Një grua ka denoncuar në polici mesfushorin austriak duke pretenduar se është përdhunuar prej tij më 4 janar të këtij viti. 30-vjeçari nuk është prononcuar për momentin, ndërsa mediat gjermane aludojnë se ai rrezikon burgun nëse çdo gjë do të konfirmohej.

Gjithashtu ai rrezikon vendin në përfaqësusen e Austrisë por dhe masa të ashpra nga klubi i tij, Lajpcigu.

TAGS