Skandali seksual në Drenas, reagon Albulena Haxhiu lidhur me lirimin e profesorit dhe policit

Skandali seksual në Drenas, reagon Albulena Haxhiu lidhur me lirimin e profesorit dhe policit

Pas lirimit nga paraburgimi, në arrest shtëpiak të policit Vesel Veseli dhe profesorit Shkëlzen.Xh, për dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur në Drenas ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu.

Përmes rrjetit social në “Facebook”, Haxhiu tha se përdhunuesit e kanë vendin në burg e jo në shtëpi.

“Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit, është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale! Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi”, ka shkruar në Facebook, Albulena haxhiu.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshim të masës, në arrest shtëpiak.

Vajza nga Drenasi  me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj e më pas edhe nga polici.

Lexo po ashtu:

Rreth këtij rasti janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe doktor. /Telegrafi/

TAGS