Skandaloze: Fillon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Angli

Skandaloze: Fillon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Angli
16:54 | 12 Nentor 2019

Ende pa përfunduar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka filluar shitja e tyre në tregun e zi.

”Tiks.app” vetëm disa minuta më parë paralajmëroi që faqja ka rënë për shkak të ngarkesës së madhe [pa treguar nëse është shitur ndonjë biletë], por edhe pse nuk ka funksionuar, disa bileta ‘çuditërisht’ janë shitur.

Ndërkohë tashmë ato po qarkullojnë në tregun e zi me çmime dhjetëfish me të shtrenjta, raporton lajmi.net.

Fillimisht para orës 16:00 kur do fillonte shitja e tyre, sajti ra së funksionuari – ndërsa më pas vazhduan problemet teknike, të cilat qytetarët i kanë paraqitur me shumë zemërim në rrjetet sociale.

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon dështimin në këtë aspekt, çka ka irrituar tejmase qytetarët që vazhdimisht po shfaqin pakënaqësitë në rrjetet sociale. /LAJMI.NET/

TAGS