SKANDALOZE: Në Strugë jepet leje për kompleks sportiv, por ndërtohet lokal dasmash! (VIDEO)

SKANDALOZE: Në Strugë jepet leje për kompleks sportiv, por ndërtohet lokal dasmash! (VIDEO)

Fiks Fare përsëri sjell të papriturat nga Struga, këtë herë ka vënë përpara kompleksin i cili supozohej se do të ishte një sallë sportive nga ku doli hotel për dasma, përndryshe bëhet fjalë për hotelin “Apollonia” që ndodhet disa metra pranë stazës së liqenit!

Ekipi i Top-Channel ka hyrë brenda në hotel ku ka shikuar se si duket “salla sportive”, nga ku në fillim kanë komunikuar me djalin e pronarit me pretekstin se dëshirojnë të rezervonë një dasëm nga ku më vonë edhe fillojnë pyetjet se si arriti deri tek ky hotel. Për më shumë ndiqeni videon: