Skeçi “Si ta bëjmë mizën balenë”, Keisi shpërtheu ndaj Rozës, reagon moderatorja

Skeçi “Si ta bëjmë mizën balenë”, Keisi shpërtheu ndaj Rozës, reagon moderatorja

Dy ditë më parë, reper i njohur Stresi ishte i ftuar në emisionin “Why not”, ku së bashku me Roza Latin realizuan një skeç ku u inskenua skena e arrestimit të reperit.





Mirëpo, ky skeç nuk u prit aspak mirë nga nga ish partnerja e Stresit, Keisi e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Ëhy not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

Pas reagimit të ish partneres së reperit, ka ardhur dhe një reagim nga moderatorja Roza Lati, e cila postoi disa foto nga skeçi.

Roza shkruan se Stresi ra dakort ta bënin skeçin për të treguar sesi femrat mund të të fusin në telashe

“Stresi i ftuar në Ëhy not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka”, shkruan Roza.

TAGS