Skenderaj, arrestohet një person pasi sulmoi me thikë një person

Skenderaj, arrestohet një person pasi sulmoi me thikë një person

Policia raporton se në Skenderaj dje ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar me thikë një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar  në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

TAGS