Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore

Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore
17:49 | 11 Gusht 2019

Skënderbeu ka nevojë për ndihmën e tifozëve, klubi nxjerr në shitje abonetë vjetore

Me CAS që ka lënë në fuqi skualifikimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe me drejtuesit që pritet ta çojnë çështjen në gjykatën federale zvicerane, skuadra është lënë disi pas dore dhe nuk është kompletuar ende për sezonin e ri.

Edhe pse në stol u rikthye Ilir Daja, Skënderbeu ka nevojë për merkato dhe nuk është ende gati dhe këtë e tregoi edhe miqësorja e të shtunës ndaj Bylisit në të cilën korçarët u mposhtën me rezultatin 3-1.

Për të qenë konkurues në këtë sezon, Skënderbeu ka nevojë për mbështetjen e tifozëve jo vetëm me praninë e tyre në stadium por edhe duke futur dorën në xhep për të ndihmuar financiarisht Skënderbeun.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Skënderbeut ka nxjerrë në shitje abonetë vjetore për të ndjekur në stadiumin e Korçës të gjitha ndeshjet e skuadrës bardhekuqe në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

Aboneja më e shtrenjtë është ajo në tribunën VIP ndërkohë që më e lira në tribunat D dhe E.

Njoftimi i klubit:

“KF Skënderbeu ju njofton se ka nisur rezervimi i aboneve sezonale për sezonin e ri 2019/ 2020.

Në ndryshim nga vitet e tjera klubi ofron abone sezonale me çmim të reduktuar edhe për tribunat A, B, C, D, dhe E.

Abonet sezonale vlejnë për të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. /Lajmi.net/

TAGS