Skivi zbulon titujt e tri këngëve të reja

Skivi zbulon titujt e tri këngëve të reja

Skivi gjatë mbrëmjes së kaluar ka ironizuar me një pjesë të estradës muzikore shqiptare.

“2019 hajde më shpejt se nuk e kam ndër mend me sjell asnjë këngë deri për vitin e ri. Të shohim estrada çka po sjell. Do do shumë mirë, bravo. A do kur pi shoh nuk e di pse bëjnë muzikë ose pretendojnë të jetuarit në estradë. Flasim edhe në TV”, ka shkruar ndër të tjerash Visar Shala.

Lexo po ashtu:

Por, duket se nuk do të ndalet me kaq reperi pasi ka lënë edhe një mesazh në rrjetet sociale.

Në fakt, ai kësaj radhe ka treguar tri titujt e këngëve të reja që do t’i sjell gjatë vitit 2019.

“Intro-Nitro, Panika dhe Jetë e Shkurt”, ka zbuluar këngëtari përmes llogarisë personale në Instagram.

Ndryshe, ditë më parë Skivi ka vërtetuar thashethemet se është takuar me ish-kolegun e grupit, Skillz, Ledri Vulën.

Ai me këtë rast ka deklaruar se mund të vjen deri tek një ribashkim ose bashkëpunim mes tyre. /Telegrafi/

TAGS