Skuadra e Ajax ka në shënjestër dy yjet e Barcelonës

Skuadra e Ajax ka në shënjestër dy yjet e Barcelonës

Barcelona dhe Ajax duket se nuk e kanë ndërmend të ndalin bashkëpunimin e tyre.

Pasi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Frenkie de Jong në ‘Camp Nou’, skuadrat kishin bërë një marrëveshje për shkëmbimin e talentëve të akademisë.

Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve, skuadra nga Amsterdami ka shfaqur interesim për dy yjet e rinj të Barcelonës.

‘Sport’ raporton se Carles Alena dhe Jean Clair Todibo mund të largohen drejt Holandës gjatë afatit kalimtar veror, transmeton lajmi.net.

Thuhet se skuadrat kanë diskutuar rreth mesfushorit Alena edhe në takimet e tyre të mëparshme, ku tema kryesore ka qenë kalimi i Matthijs De Ligt tek Barca. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS