Skuadra e Bayern me një njoftim të rëndësishëm

Skuadra e Bayern me një njoftim të rëndësishëm

Skuadra lidere e Bundesligës, Bayern Munich, ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare.

Gjiganti bavarez ka njoftuar tifozët e skuadrës dhe adhuruesit e futbollit se ‘Allianz China Cup’ do të shtyhet, transmeton lajmi.net.

“FC Bayern Munich është informuar sot nga partnerët se ndeshjet miqësore në Pekin ndaj skuadrës nacionale të Kinës nuk do të luhen më 29 maj 2019. ‘Allianz China Cup’ do të shtyhet për arsye të organizatorëve, me kërkesën e Ministrisë së Sportit në Kinë. Data e re do të zyrtarizohet së shpejti” thuhet në njoftimin e skuadrës së Bayern.

Bavarezët do të jenë të koncentruar në Bundesliga, ku gara e ashpër për titullin e kampionit po vazhdon.

Lojtarët e Niko Kovac gëzojnë vetëm një pikë më shumë sesa Borussia Dortmund, duke lënë gjithçka të hapur deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS