Skuadra e njohur italiane pranë falimentimit, u mashtruan nga disa agjentë bullgarë

Skuadra e njohur italiane pranë falimentimit, u mashtruan nga disa agjentë bullgarë
11:40 | 26 Qershor 2019

Palermo përsëri është në kaos, pasi klubi pretendon se është “mashtruar” nga agjentët e rreme të një kompanie sigurimi bullgare dhe do të falimentojë.

Sicilianët kanë qenë në buzë të shkatërrimit për disa vite dhe shitja e klubit nga Maurizio Zamparini për dy pronarë të ndryshëm shkatërroi gjithçka.

Pronarët e fundit të klubit dështuan të paraqisnin garancinë financiare përpara panelit të Serie B, edhe pse fillimisht kishin thënë se ka mbetur vetëm ‘pjesa teknike’, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, sot La Repubblica njoftoi se ata kanë kontaktuar me kompaninë bullgare të sigurimeve që kishte për qëllim të vepronte si garantues për paratë e papaguara të Palermos – Lev Ins Insurance Company – dhe gjeti se asnjëherë nuk kishin qenë në kontakt me Palermon.

Sapo kjo u theksua në Tuttolomondo, situata u zhvendos shpejt, siç duket Palermo ua dha paratë një ndërmjetësi që pretendonte se po punonte me bullgarët, por me të vërtetë nuk u takua asnjëherë me ta.

Drejtori ekzekutiv i Palermos, Fabrizio Lucchesi ka pranuar se ata janë mashtruar duke punuar me njërë të gabuar.

Nëse Palermo nuk mund të provojë stabilitetin e tyre financiar, ata nuk do të lejohen të regjistrohen për sezonin 2019/20 në Serie B dhe do të detyrohen të fillojnë përsëri nga Serie D me pronarë të rinj. /Lajmi.net/ 

TAGS