Skuadra e njohur kërkon Elvis Rexhbecajn

Skuadra e njohur kërkon Elvis Rexhbecajn
14:39 | 1 Nentor 2019

Basel po duket si një vend ideal për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë futbollistët kosovarë.

Skuadra zvicerane ka filluar të shfaq interesim për mesfushorin nga Kosova, Elvis Rexhbecaj, i cili paraqitet në Bundesligë te Wolfsburg.

Revista gjermane, “Kicker”, raporton Baseli tashmë ka kontaktuar Wolfsburgun për Rexhbecajn, që e sheh si përforcim të duhur për afatin kalimtar të janarit.

Zviceranët janë duke kërkuar fillimisht huazimin e mesfushorit nga Kosova për gjashtë muaj, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Rexhbecaj në Bundesligë ka debutuar në sezonin 2017/2018, ndërsa këtë sezon nuk ka pasur shumë në dispozicion.

Lojtari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do të përfaqësojë në nivel ndërkombëtar, por ka pasur raportime se lojtari së fundi është afruar në drejtim të Kosovës./Lajmi.net/

TAGS