Skuadrat e Serie A nisin stërvitjet më herët seç pritej

Skuadrat e Serie A nisin stërvitjet më herët seç pritej

Seria A mund të rifillojë seancat stërvitore në 4 maj, sipas La Gazzetta dello Sport, me tre hipoteza për të ndihmuar në përfundimin e sezonit në korrik.

Gazeta pretendon se Serie A po planifikon të ndjekë Bundesligën gjermane dhe të rifillojë stërvitjet, fillimisht me distancë sociale dhe gradualisht të kthehet në normale.

Tre datat hipotetike të përmendura për rinisjen e mundshme janë 24 maji, 31 maj ose 7 qershor, me gjashtë javë e gjysmë të përshkruara për të përfunduar 13 ndeshjet e mbetura të edicionit, përcjell lajmi.net.

Do të thoshte që Seria A do të përfundonte në fillim ose në mes të korrikut.

FIFA ka hapur mundësinë e zgjatjes së kontratave përtej 30 qershorit dhe tregoi se ata po bëjnë gjithçka munden për të përfunduar sezonin, por problemi më i madh mbetet lojtarët.

Shumë prej tyre udhëtuan në shtëpi gjatë karantinës dhe do të duhet të kthehen në Itali dhe për këtë arsye do të jenë në karantinë për 14 ditë.

La Gazzetta dello Sport zbulon gjithashtu se treshja e Juventusit, Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani janë ende në karantinë pasi testuan pozitivisht për koronavirus.

Fiorentina, Sampdoria dhe Hellas Verona kanë raportuar gjithashtu raste të koronavirusit në skuadrat e tyre.

MEDIAL.mk