3 Nëntor 2018 / 20:32
LSDM-ja është në rrugë për ta shkatërruar ekonominë e vendit, akuzon ish ministri i Financave, Trajko Slavevski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Slavevski i cili para 10 viteve e aplikoi tatimin e sheshtë në Maqedoni, akuzoi se me tatimin progresiv, Qeveria del kundër kërkesave të biznesit për shtyerje të reformës për pesë vjet. Ai vlerëson se tatimi progresiv do ta rrisë evazionin tatimor, ekonominë gri dhe papunësinë.
Vetëm të kujtojmë disa premtime në sferën e tatimit që nuk janë realizuar. LSDM-ja hoqi dorë nga kthimi i premtuar i 15% nga TVSH-ja e grumbulluar për qytetarët nëse ata i dorëzojnë llogaritë fiskale. Kjo masë apo reformë është shtyrë në pafundësi. Në vend të kësaj u rrit akciza e karburanteve, masë që në mënyrë të konsiderueshme e rëndoi xhepin e qytetarëve, bujqve dhe biznesit- deklaroi Trajko Slavevski, VMRO-DPMNE.
Alsat