Ish ministri i Financave, Trajko Sllavevski, në edicionin e sontëm të “Magazinës Ekonomike”, në Alsat, tha se tatimi i sheshtë që qeveria dëshiron ta zëvendësojë me tatimin progresiv, realisht me kalimin e kohës ka rritur të ardhurat e buxhetit për 20 përqind dhe se ende mundet ti shërbejë ekonomisë maqedone.
Pas vitit të parë të futjes së tatimit të sheshtë, të ardhurat buxhetore tek ne përjetuan një -bum 20 përqind. Unë isha ministër i Financave, nuk dinim çfarë të bënim me paratë. Kjo ishte rezultat i futjes së taksës së sheshtë, rritjes së disiplinës financiare dhe reduktimit të ekonomisë së zezë.