Safije Sadiku Shahini pritet të jetë vajza e parë nga Sllupçani deputete në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Ajoë shtë kandidate e koalicionit ASH-AAA, kurse rrugëtimin e vet drejt Parlamentit e ka nisur në mënyrë simbolike- prej te Sheshi i dëshmorit Beqir Sadiku në fshatin e lindjes, Sllupçan.
Në intervistën për Lajm Tv, Ajo flet për vendimin për të hy në politikë, duke theksuar se në këtë mënyrë dëshiron të japë kontribut për zhvillimin e rajonit të Likovës të lënë pas dore.
Një brengë tjetër e saj është edhe çyshtja e shqiptarëve pa nënshtetësi. Nëna e saj jtërë jetën jeton në Maqedoni, kurse ende nuk posedon nënshtetësi, që është absurd me të cilin përballen edhe mijëra shqiptarë tjerë. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: