“S’mund t’i kërkoja më shumë jetës”, Olta Boka uron me fjalët më të ngrohta për ditëlindje ‘shokun e ngushtë’

“S’mund t’i kërkoja më shumë jetës”, Olta Boka uron me fjalët më të ngrohta për ditëlindje ‘shokun e ngushtë’

Ajo është shumë diskrete kur vjen puna për jetën e saj private… Fjalën e kemi për Olta Bokën, ku historia e saj e dashurisë me djalin e deputetit Shezai Rrokaj, Ivin, është zbuluar që në fillimet e tyre. Mirëpo, rrallëherë këngëtarja ka preferuar të flasë për të në publik.



Epo në ditë të veçanta si kjo e sotmja, ajo nuk mund të bëjë indiferenten. Partneri i saj feston ditëlindjen dhe nuk kish se si të mungonte një urim që të shkrin zemrën nga Olta, e cila është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Këngëtarja mjaft e dashur për publikun zgjodhi një nga fotot më të ëmbla dhe domethënëse të çiftit, që pritet te behen me vajze për ta uruar në këtë ditë speciale.

Me fjalë të ngrohta nga zemra, këngëtarja shkruan se s’do t’i kërkonte asgjë më shumë jetës sesa partnerin e saj.

“Gezuar ditelindjen shoku im i ngushte.
S’mund t’i kerkoja me shume jetes!
4thofjuly
”- shkruan Olta.

Ajo përpara dy javësh bëri publike shtatzaninë e saj dhe se është në pritje të një vajze…

TAGS