Sofje, liderët e Bullgarisë injorojnë presidentin maqedon

Sofje, liderët e Bullgarisë injorojnë presidentin maqedon
Kryeministri dhe ministrja e jashtme i Bullgarisë kanë refuzuar sot të takohen me presidentin e Mqedonisë  gjatë vizitës së tij në Sofie, duke reaguar ndaj refuzimit të tij për nënshkrimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë.
Boyko Borssov dje Ekaterina Zaharieva kanë anuluar takimet e tyre me George Ivanov i cili është takuar vetëm me homologun e tij presidentin Rumen Radev.
Marrëveshja e kësaj jave për emrin e ri të Mqedonisë është mirëpritur nga të gjitha vendet e BE, por Ivanov e hodhi poshtë duke thënë se shkel kushtetutën.
Zyra e kryeministrit të Bullgarisë tha:
“Takimet janë refuzuar. Ne nuk duam të ndërjhyjmë në punët e brendshme të fqinji9t tonë por kemi një pozitë të qartë dhe të njëjtë me atë të komunitetit ndërkombëtar për çështjen e emrit të ri të fqinjit. Edhe pozita e presidentit të Mqedonisë Veriore është gjithashtu e qartë”.
Edhe zëdhënsi i ministrisë së jashtme tha se Ekaterina Zaharieva nuk do të takohej me Ivanov, për të njëjtat arsye.
“Nuk kemi asgjë për të diskutuar me të. Ne mëbshtesim perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë,” tha zëdhënsi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/