Solskjaer flet për situatën e Martial – situata e keqe për francezin

Solskjaer flet për situatën e Martial – situata e keqe për francezin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur lidhur me situatën e Anthony Martial.

Martial, një nga lojtarët kryesor të Manchester United në ndeshjet e fundit, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës.

Kjo si pasojë e një lëndimi që lojtari ka pësuar gjatë stërvitjes së fundit, për të cilën detaje ka zbuluar Solskjaer.

“Ai nuk ndihet mirë pas stërvitjes së mbrëmshme. Ai doli nga stërvitja dhe është i lënduar” ka thënë Solskjaer.

“Kështu, me shpresën që nuk do të jetë shumë keq, por nuk e di akoma se sa gjatë do të jetë jashtë fushave” ka thënë tutje trajneri.

Mungesa e Martial, llogaritur edhe atë të Marcus Rashford, do të jetë humbje e madhe për ‘Djajtë e kuq’.

MEDIAL.mk