Solskjaer: Nuk dua të largohem nga Unitedi

Ole Gunnar Solskjaer ka shprehur haptas dëshirën e tij për të qëndruar gjatë si trajner i Manchester Unitedit.

Legjenda norvegjeze erdhi si trajner i përkohshëm vetëm para disa javësh në krye të klubit nga Old Trafford, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.

Megjithatë, Solskjaer tashmë ka arritur të kthejë në binar ekipin, duke fituar katër ndeshjet e para si trajner dhe tani pranon se nuk dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Lexo po ashtu:

“Nuk dua të largohem”, u përgjigj fillimisht Solskajer për Sky Sports, kur u pyet nëse do largohet në maj.

“Unë po mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme, sepse nëse fitoni katër, mund të fitoni edhe katër të tjerë me këtë klub”.

“Kjo është sfida, ky është standardi për të cilin jemi mësuar”.

Lexo po ashtu:

“Ndaj Newcastle ishte një performancë shumë profesionale”.

“Nuk kemi arritur asnjëherë në lartësitë që mund të bëjmë, por ndjeja se ishim në kontroll, na mbante të qetë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

TAGS