Solskjaer: Rikthimi i Martial do të jetë çelësi për përmirësimin e Man Utd

Solskjaer: Rikthimi i Martial do të jetë çelësi për përmirësimin e Man Utd
Tash esht Koha
20:17 | 25 Tetor 2019

Ole Gunnar Solskjaer është shprehur shumë i lumtur me rikthimin e Anthony Martial nga lëndimi.

Martial i ka munguar skuadrës së Manchester United tash e një kohë, si pasojë e një dëmtimi që francezi kishte pësuar.

Martial gjeti rrugën e golit qysh në ndeshjen kundër Partizan Beograd, kur nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Solskjaer pas ndeshjes ka thënë se rikthimi i francezit do të jetë çelësi për përmirësimin e lojës së skuadrës së tij.

“Ne nuk kemi krijuar aq shumë shanse sa do të donim dhe nuk shënuam sa donim” ka thënë Solskjaer fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Tani Anthony është kthyer dhe ka shënuar gol, dhe jam i sigurt se do të shohim përmirësim si skuadër me Anthony në anën tonë” ka thënë tutje norvegjezi.

“Ai na jep diçka më shumë” ishin fjalët e Ole.

Mbetet të shihet se si do të organizohet formacioni i Manchester United pas rikthimit të Martial. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS