Solskjaer tregon pse Pogba mungon kundër Arsenalit

Solskjaer tregon pse Pogba mungon kundër Arsenalit
20:45 | 1 Janar 2020

Mungesa e Paul Pogbas në formacionin e Manchester United për derbin kundër Arsenal ka krijuar debat të madh mediet angleze.

Mesfushori francez nuk është përfshirë fare për derbin kundër Arsenal.

Lojtari së fundi është kthyer nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave për disa muaj.

Por, një ditë më parë agjenti i tij, Mino Raiola, ka lëshuar një deklaratë tronditëse, duke thënë se problemi i Pogba është Manchester United.

Kjo deklaratë nuk duket të jetë arsyeja e kësaj mungesa.

“Pogba nuk po ndjehet mirë në kyçin e këmbës. Ai do të mungojë për disa javë”, ka deklaruar Solskjaer./Lajmi.net/

TAGS