Soni Malaj e gatshme për “Kënga Magjike”: Diçka e madhe na ktheu përsëri

Soni Malaj e gatshme për “Kënga Magjike”: Diçka e madhe na ktheu përsëri
22:34 | 29 Nentor 2019

Foto: Instagram

Soni Malaj ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”.

Shqipëria këto ditë po përballet me një situatë të rëndë, por pavarësisht kësaj “Kënga Magjike” nuk është anuluar për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se paratë e grumbulluara nga ky festival do të destinohen për ndërtimin e një shtëpie për një familje në Thumanë.

Soni Malaj, tha se kjo është hera e dytë që me një dhimbje emocionale kthehet në festival, por kësaj radhe ka një motiv të madh.

“Kjo eshte hera e dyte,qe ne rendese shume te madhe emocionale,me duhet te dal te kendoj…Secili nga ne padiskutim,duke filluar qe nga Ardit Gjebrea,menduam te terhiqemi,mos te behej ky festival.Por dicka me e madhe na ktheu perseri #kendojpertendertuar
Me te ardhurat e festivalit,do ndertohet per te prekurit nga termeti dhe kjo me jep force,per te cuar kete mision deri ne fund
@kengamagjikeofficial @arditgjebrea“, ka shkruar Soni. /Lajmi.net/

TAGS