Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe drejtori i Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik Jovan Despotovski do të hapin FinnHakaton në 17.30 në ambientet e Ministrisë së Financave. Gara vazhdon për 48 orët e ardhshme deri të dielën.
Kjo sfidë 48-orëshe ka për qëllim të mbledhë dhe të inkurajojë të rinjtë, kreativë dhe inovativë të përpunojnë demo softuer inovativ dhe zgjidhje multimediale.
Ngjarja do të përfshijë krijimin e tre zgjidhjeve softuerike dhe multimediale: aplikacion ueb, video dhe lojë video. Mjetet e krijuara do të duhet t’i afrojnë financat publike më afër qytetarëve, ndërkaq vetë procesi, përveç krijimtarisë, do të stimulojë të menduarit sipërmarrës te të rinjtë.