10:11 | 10 Tetor 2019
10:11 | 10 Tetor 2019
Futbolli i kombëtareve do të kthehet me shumë ndeshje interesante, ku vëmendja më e madhe sonte do të shkojë tek kualifikueset e evropianit (anash Kosovës).
Në mbrëmjen kur luan Kosova, do të luhen edhe 10 ndeshje të tjera, të cilat do të jenë të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
Në kuadër të grupit C, Holanda do të jetë nikoqire e Irlandës Veriore, në një ndeshje ku pritet të hasen vështirësi për ‘tulipanët’, shkruan lajmi.net.
Mbrëmje e lehtë pritet të jetë për Belgjikën. Kombëtarja belge luan si vendase, kundër San Marinos, në kuadër të grupit I.
Më poshtë mund t’i shihni se cilat janë 10 ndeshjet që do të luhen sonte, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Lajmi.net/