Sonte në “Connect me Besfort Idrizin” diskutohet “a duhet të legalizohet kanabisi?!”

Sonte në “Connect me Besfort Idrizin” diskutohet “a duhet të legalizohet kanabisi?!”

Sonte në ora 23:00 në Almakos sërish do të mund të shikoni emisionin “Connect me Besfort Idrizin”, i cili udhëhiqet nga regjisori i mirënjohur, Besfort Idrizi.

Në “Connect me Besfort Idrizin”, tema e përcaktuar për sonte është “a duhet të legalizohet kanabisi?!”, ku të gjithë ju do të mund të lajmërohen me anë të “Viber” në numrin + 389 71 284 518, për të diskutuar mbi temën e paracaktuar.

Ndërkohë, përpos juve që mund të lajmërohen përmes Viberit, sonte në emision do të ketë të pranishëm edhe sociolog të cilët do flasin për këtë temë.

Emisioni starton në ora 23:00. Ndiqeni!

Çfarë mendoni për dekriminalizimin e kanabisit?

Sonte në ora 23:00 në emisionin “Connect me Besfort Idrizin” në Almakos, do të publikohet votimi i juaj për këtë çështje