23 August 2018 / 14:10
KSHZ njofton se përmes ueb aplikimit www.dijaspora.sec.mk, deri tani janë dorëzuar 2.347 fletëparaqitje të qytetarëve për votim në përfaqësitë diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë në diasporë.
Prej 2392 fletëparaqitje të pranuara, 39 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Paraqitja zgjat deri sonte në mesnatë. Ndërsa më shumë fletëparaqitje për votim ka në Bern – 256, Lubjanë – 213, Londër – 127, Toronto – 136, Vjenë 108 – Kanbera – 99 etj.
Kurse votimi në diasporë do të realizohet në 29 shtator në përfaqësitë diplomatike- konsullore dhe Zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë.