Sopotasit: S’ka kompensim që mund të paguaj dhimbjet

Ish të dënuarit në rastin Sopoti të cilët nuk kanë vuajtur asnjë ditë burg për shkak të arratisjet nga vendi dhe të cilët nuk janë përfshirë në marrëveshjen për dëmshpërblim, nuk kanë kontaktuar avokatin mbrojtës për t’i nisur procedurat e dëmshpërblimit. Disa prej tyre ndodhën jashtë vendit për punë të përkohshme. Nga ana tjetër gjashtë ish të dënuarit, të cilët prite të dëmshpërblehen thonë se nuk ka çmim që i mbulon vuajtjet dhe plagët e tyre. Samet Lutfiu tha se paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzojë për ta shëruar vajzën e tij e cila kishte pësuar në dëgjim si pasojë e frikës kur policia kishte bastisur shtëpinë e tyre për të arrestuar Lutfiun.

Ta shëroj vajzën. Nga ky problem vajza ime është invalide. Ka pengesa në dëgjim. Të gjitha paratë e Maqedonisë të mi japin, kjo nuk paguhet- tha Samet Lutfiu, ish i dënuar në rastin Sopoti.

Jo jo, nuk paguhen rruzat e gjakut që i kemi djegur. Vetëm në botën tjetër do t’i kërkojmë llogari njëri tjetërit. A ke fëmijë, a ke mendu për shpirtin tënd ti që ma ke bërë këtë sepse për atë pak është ­çfarëdo që i bën- tha Sulejman Sulejmani, ish i dënuar.

Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi vlerësojnë se koha e humbur në burg nuk kompenzohet me asgjë.

Shuma që është caktuar nuk e kompenzon dëmin as me 55 mijë denarë. Është një shumë që neve e pranuam që si gjithmonë të shkojmë sipas ligjit- tha Shaban Limani, ish i dënuar.

Po t’i jepin milionat dhe të paguajnë për dit, kjo nuk paguhet. Unë kisha rast vdekje, nëna më kishte vdekur por nuk më kanë lëjuar as në varrim- tha  Zenel Klaiqi, ish i dënuar.

Marrëveshja për dëmshpërblimin e Sopotasve do të fuqizohet pas miratimit saj në Qeveri. Vlerë e dëmshpërblimit për 6 nga të dënuarit arrinë afër 73 milion dënarë, ndërsa secili ish i burgosur nga 15 për qind do t’i ndajë për avokatin mbrojtës. Sipas Ligjit të procedurës penale, dëmshpërblimi nuk paraqet të drejtë trashëgimore, që nënkupton se në të nuk përfshihet familja e të ndjerit Samet Limani i cili kishte ndërruar jetë derisa ndodhej në arrati por edhe vuajtjet e familjarëve të të dënuarve.

Adrian Kerimi

Loading…

TAGS