Sot luhen dy ndeshje në Superligë: Feronikeli kërkon tri pikët ndaj KEK-ut, Drita pret Trepçën 89

Sot luhen dy ndeshje në Superligë: Feronikeli kërkon tri pikët ndaj KEK-ut, Drita pret Trepçën 89

Sot luhen dy ndeshje në Superligë: Feronikeli kërkon tri pikët ndaj KEK-ut, Drita pret Trepçën 89

Sot (e diele), do të luhen edhe dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Vëmendja më e madhe do të jetë në ndeshjen KEK-u – Feronikeli, edhe pse në këtë takim favoriti është mëse i qartë.

Skuadra nga Drenasi e cila lufton për titullin e kampionit do të luaj kundër skuadrës nga Obiliqi, tashmë të rënë nga Superliga, shkruan lajmi.net.

Tri pikët janë jetike për skuadrën e Feronikelit, e cila javën e kaluar u mposht nga Ferizaj, për t’i dhënë Prishtinës mundësinë që të barazohen me pikët.

Fitorja e shënuar dje nga Prishtina ka vendosur kryeqytetasit në krye të tabelës me tri pikë më shumë sesa drenicasit, prandaj fitorja është domosdoshmëri për skuadrën e Niklit.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Gjilan, ku skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Trepçës 89, shkruan lajmi.net.

Të dy këto takime do të luhen me fillim nga ora 14:45 dhe do të jenë të vlefshme për xhiron e 28-të të Superligës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS