Sot mot i ngrohtë dhe me vranësira

Sot mot i ngrohtë dhe me vranësira

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, përcjell Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/

TAGS