Sot mot kryesisht me diell

Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

TAGS