Sot në Qafë Thanë u hap terminali i ri doganor

Sot në Qafë Thanë u hap terminali i ri doganor

Sot në Qafë Thanë u hap terminali i ri doganor për dërgesa të mallrave, transmeton Gostivari Sot

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili njofton që nesër në Tiranë do të takohet me ministrin e financave dhe ministrin e punëve të brendshme për të përshpejtuar procedurat për hapjen e një “one stop shop” në Qafë Thanë.

“Po punojmë me përkushtim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përshpejtuar qarkullimin e mallrave në vendet e rajonit”, u shpreh Bekteshi.