Sot nuk është dita e Barcelonës, lajm i keq nga Messi

Sot nuk është dita e Barcelonës, lajm i keq nga Messi
11:30 | 28 Gusht 2019

Barcelona vazhdon të jetë në pritje për rikuperimin e kapitenit, Lionel Messi.

Lionel Messi vazhdon të brengosë skuadrën dhe tifozët e Barcelonës.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ylli argjentinas nuk është duke stërvitur ende me ekipin dhe vështirë se do të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme në La Ligë ndaj Osasunas, të shtunën, transmeton lajmi.net.

Messi ende nuk ka luajtur në sezonin e ri në La Ligë për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë përgatitjeve.

Aktualisht, ai ka shumë pak kohë që t’i bashkohet skuadrës në stërvitje ku kanë mbetur edhe dy seanca para ballafaqimit të ardhshëm me Osasunan. /Lajmi.net/

TAGS